Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Vinarc të Mitrovicës ka shpërthyer një zjarr në pronën e një shqiptari, duke shkaktuar me këtë rast dëme të mëdha materiale.
“Raportohet se në rrethana të panjohura një zjarr e ka përfshirë të premten pronën (70 ari) të viktimës mashkull k-shqiptar e mbjellë me 1150 trupa molle”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në pronë, po ashtu, kanë qenë edhe pajisjet për mirëmbajte dhe ujitje, të cilat dyshohet se janë djegur nga zjarri./Insadjderi.com