Në Mitrovicë do të protestohet sot kundër arrestimit të drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqit, nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi.
Protesta organizohet nga Komuna e Mitrovicës dhe do të mbahet para objektit të saj, duke filluar nga ora 10:00.
Thaqi ishte arrestuar para disa ditëve derisa po hynte në territorin e Serbisë.
Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklaruar se Thaqi akuzohet për terrorizëm.