Në Moskë protestohet kundër shkatërrimit të ndërtesave të epokës sovjetike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Moskë protestohet kundër shkatërrimit të ndërtesave të epokës sovjetike

    Insajderi
    06 June 2017 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra njerëz janë mbledhur sot jashtë parlamentit rus, për të protestuar ndaj planit për të shkatërruar blloqet e banimit të ulët të epokës sovjetike.

    Duma e shtetit ka pritur kryetarin e bashkisë së Moskës Sergei Sobjanin, i cili e informoi parlamentin rreth projektit të rizhvillimit, i cili parasheh rrëzimin e disa lagjeve me ndërtesa të epokës sovjetike.

    Sobjanin planifikon të shkatërrojë 4,500 ndërtesa të ndërtuara në vitet 1950 dhe 1960 për t’i zëvendësuar ato me ndërtime të larta banimi. Ky plan është projektuar për të lehtësuar krizën e banimit në këtë vend.

    Qindra njerëz u mblodhën për një protestë jashtë Dumës, duke kërkuar që këshilltarët e sektorit anti-rrënim të lejoheshin të merrnin pjesë në seancë. Disa protestues duke marshuar në rrugët kryesore të Moskës kanë kënduar “Sobjanin, jep dorëheqje!”

    Nuk ka raporte për ndonjë arrestim.

    Protestuesit kanë deklaruar se vetëm ata që kanë mbështetur planin e “rinovimit” janë lejuan të marrin pjesë në seancat e Dumës, njofton rel.

    Edhe më 14 maj, mijëra persona protestuan në Moskë kundër shkatërrimit të blloqeve me apartamenteve të vjetra.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark