Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takohet sot me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto, në Moskë.
Të dy liderët do të diskutojnë për tregëtinë, kulturën dhe bashkëpunimin ndër rajonal, ka njoftuar Kremlini.
Ish-kryeministri i Finlandës, Esko Aho, i cili tani është kryetar i Odës Ekonomike Ruso-Finlandeze, i ka thënë agjencisë se lajmeve TASS se fqinjtë nordikë do të bëjnë përpjekje që të gjejnë zona të bashkëpunimit, që nuk janë të mbuluara nga sanksionet e Perëndimit kundrejt Rusisë.
“Natyrisht, masat kufizuese i reduktojnë opsionet për bashkëpunim në sfera të caktuara, por, ka edhe shumë mundësi të tjera jashtë kësaj”, ka thënë ai, duke shtuar se sanksionet nuk janë problem aq i madh sa në dukje./rel