Në New York promovohen arritjet e zonjave shqiptaro-amerikane - Insajderi
×
Kulturë

Në New York promovohen arritjet e zonjave shqiptaro-amerikane

Insajderi
22 September 2016 - 10:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Historitë e suksesit dhe të dinjitetit njerëzor të zonjave shqiptare të të gjitha trojeve, kanë arritur në kontinentin amerikan. Ato do të promovohen në SHBA, në librin “Zonjat shqiptare në Nju Jork”.

Ky libër është shkruar nga Flora Nikolla, Gëzim Podgorica dhe Kozeta Zylo ndërsa promovimi i tij do të bëhet të shtunën, ka njoftuat KultPlus.

Do të jenë 65 zonja shqiptaro-amerikane me banim në Nju Jork, që do të jenë pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Ky është një ndër organizimet më të mëdhenjtë deri më tani në mbështetje të gruas shqiptare në diasporë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark