Shqiptaro-amerikanët protestojnë për drejtësi në New York në 24 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, njoftoi veprimtari shqipar nga ShBA, Uk Lushi.
Njoftimi i plotë:
24 vjet nga vrasja e tre amerikanëve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga shteti i Serbisë dhe askush në Serbi nuk është gjykuar ndërkaq që në Hagë Gjykata Speciale nuk po punon drejt në gjykimin e themeluesve kryesorë të shtetit të Kosovës.
Më 1 prill shqiptarët e Amerikës do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe liderët e Kosovës në Speciale.
Bashkohu me NE! Mobilizohu për DREJTËSI!
P.S. Ju lutem shpërndajeni këtë lajmërim sa më gjerësisht.