Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka ndarë me ndjekësit e tij mënyrën se si ka kaluar një ditë të fushatës zgjedhore.
Ai e nisi ditën në orën 08:25 të mëngjesit, duke u nisur për takime në Vushtrri dhe Mitrovicë, ku u takua me biznese dhe qytetarë për të diskutuar sfidat dhe nevojat e tyre.
Gjatë ditës, Tahiri bëri homazhe për heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Në fund të ditës, ai njoftoi se, për shkak se ishte e premte, ka ndarë kohë si gjithmonë për të falur xhumanë.
@xhafertahiri4 #CapCut 1 ditë fushate me 25 shin e LDK#xhafa25 #kosova ♬ original sound – Xhafer Tahiri
Ndërkohë, dita u përmbyll me tubimin madhështor në Suharekë, ku u prit me entuziazëm nga përkrahësit.