Në një lidhje të re? Kështu u përgjigjet Heidi pyetjeve për jetën personale - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Në një lidhje të re? Kështu u përgjigjet Heidi pyetjeve për jetën personale

    Insajderi
    22 April 2025 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur, Heidi Baci, ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Mos i bjer me top’, me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin. Ajo foli për eksperiencën e saj më të re si moderatore e “Fan Club BBV 4”.

    Ish-banorja e edicionit të tretë të reality show-t u shpreh se është e lumtur për të gjithë rrugëtimin e saj, ku edhe paksa i vështitë, ka patur afër njerëz që e kanë mbështetur. Më pas Ronaldo i bëri dy pyetje edhe në lidhje me jetën e saj personale:

    “Nëse të pyesim sot për statusin tënd, ke një përgjigje?”.

    “Ç’është e vërteta nuk kam, nuk kam një përgjigje”, u shpreh moderatorja e njohur.

    E pyetur ‘nëse të pyesim a je e lumtur, je e lumtur?’, Heidi u përgjigj:

    “Sot po, jam mirë. jam mirë me veten time, me punën, familja është mirë. Mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Unë derisa të jem e shëndetshme, mami, babi, Deni mirë, unë do jem gjithmonë e lumtur. Pastaj është Zoti që përcakton riskun tonë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark