×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në një restorant në Velipojë, 33-vjeçari kërcënon me armë kuzhinierin – dalin detajet e ngjarjes

    Insajderi
    30 June 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Velipojë, ku një 33-vjeçar pas konfliktit i ka drejtuar armën kuzhinierit.

    Policia bën me dije se 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin blutë, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me shpejtësi.

    Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Pulaj-Plazh, ku rezultoi se në lokalin me administrator shtetasin E. F., kishte ndodhur një konflikt i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç, kamarier i lokalit dhe shtetasit A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit.

    Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ndërsa vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark