Në operacionin ndërkombëtar antikrim, pjesëmarrëse edhe policia shqiptare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në operacionin ndërkombëtar antikrim, pjesëmarrëse edhe policia shqiptare

    Insajderi
    20 October 2016 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe drogës është kryer së fundmi në mbarë Evropën.

    Në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat policore të 52 vendeve, në mesin e tyre edhe policia e Shqipërisë.

    Ky operacion ka qenë njëjavor dhe është kryer 24 orë në 24, njoftoi Europoli.

    “Objektivi i këtij operacioni të gjerë ishte për të luftuar rrjetet kriminale më të rrezikshme aktualisht aktive, si ato të lidhura me emigracionin e paligjshëm, trafikimin e qenieve njerëzore, drogën dhe kiberkriminalitetin”, theksoi zyra evropiane e policisë në një komunikatë.

    Ky operacion i quajtur “Ciconia Alba”, i organizuar nga Europol, që ka vendndodhjen në Hagë, ka për synim goditjen e grupeve kriminale të organizuara që veprojnë në të gjithë Evropën.

    Fokusi kryesor i këtij operacioni ka qenë në Gjermani, ku agjentë shqiptarë janë dërguar në terren përkrah kolegëve gjermanë.

    Si rezultat i këtij operacioni, rreth 529 viktima të trafikut janë gjetur në shtëpitë e mbyllura dhe sallonet e masazheve. Në total rreth 314 persona janë arrestuar dhe rreth 2,4 tonë kokainë janë sekuestruar, ka raportuar Europol.

    Gjithashtu më shumë se 540.000 persona dhe automjete janë kontrolluar dhe inspektuar dhe janë sekuestruar një shumë parash prej 181.500 euro.

    Ndërsa numri i të arrestuarve është 314.

    Informacionet e mbledhura gjatë operacionit antitrafik kanë çuar në nisjen e 449 hetimeve të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark