Në orën 21:30 jepet vendimi për lirimin apo mbajtjen e Gafurr Dugollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në orën 21:30 jepet vendimi për lirimin apo mbajtjen e Gafurr Dugollit

    Insajderi
    13 March 2016 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë në Kosovë, Gafurr Dugolli po mbahet ende në paraburgim në Maqedoni.

    Masa e paraburgimit i është caktuar 48 orë që kur u ndalë të premten në kufirin Kosovë-Maqedoni.

    Vëllai i tij, Bujar Dugolli i cili momentalisht është në Shkup duke pritur një vendim të autoriteteve maqedonase, ka thënë për Insajderin se një vendim për lirimin ose jo të vëllait pritet të merret në orën 21:30.

    Por Bujar Dugolli ka pak shpresa që autoritetet e Maqedonisë do ta lirojnë vëllanë e tij.

    “Mund të ketë vazhdim të paraburgimit edhe pse nuk ka asnjë arsye. Megjithatë ne si familjar jemi në pritje edhe pse nuk ka është lënë të komunikojmë me Gafurrin sepse është në paraburgim dhe në këtë masë në Maqedoni thonë se nuk lejohet”, ka thënë Dugolli për Insajderi.com.

    Megjithatë gazeta shqipe në Maqedoni “Lajm” ka raportuar se ka folur me Gafurr Dugollin duke e cituar të ketë thënë se autoritetet maqedonase po e trajtojnë sikur shtetas të Serbisë edhe pse ai ka pasaportë të Kosovës.

    Gafurr Dugolli është arrestuar me një urdhër-arrest serb për “Krime lufte” gjatë luftës së UÇK-së. Ndryshe, Dugolli është vëllai i ish-ministrit dhe dekanit të Fakulteti Filozofik, Bujar Dugolli dhe atasheut ushtarak të Kosovës në Shqipëri, Enver Dugolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark