Në pesë sukseset e javës, Qeveria se përmend çështjen e targave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Në pesë sukseset e javës, Qeveria se përmend çështjen e targave

    Insajderi
    31 October 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka publikuar pesë nga ngjarjet që e karakterizuan javën e kaluar në mesin e të cilave nuk figuron vendimi i ri për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

    Ai në një postim në Facebook theksoi se Kosova u rendit e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë për nga përmirësimi i arritur brenda vitit 2022, sipas World Justice Project.


    “Sivjet shënuam vlerën më të lartë ndonjëherë në indeksin e këtij raporti”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.Javën e kaluar ai tha se u miratua projektbuxheti për vitin 2023 në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, buxhet ky që sipas tij, do të vazhdojë me mbështetjen për arsim, shëndetësi, bujqësi e siguri.

    Kuvendi miratoi edhe Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027. I dyti, sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë, “ky dokument identifikon rreziqet, kërcënimet, sfidat për sigurinë e vendit, por edhe mundësitë, objektivat strategjike dhe vizionin për të ardhmen”. Gjatë javës që lamë pas u nënshkrua marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë.


    “Krahas rëndësisë ekonomike, këto dy projekte lidhin vendet e banuara shqiptare në dy anën e kufirit”.

    Po ashtu, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për vazhdimin e përkrahjes financiare në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujano


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark