×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Podujevë nëna dyshohet se ndihmoi vajzën për vrasjen e foshnjës: E hodhën në tualet

    Insajderi
    01 July 2024 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, të dielën. Një grua po dyshohet se ka kryer abort të paligjshëm. Për rastin janë deklaruar Policia e Prokuroria. Ndërkohë, detaje tronditëse janë mësuar për rastin, shkruan Insajderi.

    Dy gratë e dyshuara del se kanë lidhje familjare. Nënë e bijë. Vajza 19 vjeçare po dyshohet se me nënën e saj kanë kryer veprën penale “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”.

    Gruaja shtatzënë është njëra nga të arrestuarat e cila dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm dhe më pas ka kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Vajza 19-vjeçare në bashkëkryerje me nënën e saj, sipas raportimit të Sinjalit pasi e ka lindur foshnjën në banjon e shtëpisë derisa ka qenë rreth 7-muajshe – dyshohen se e kanë hedhur në tualet.

    Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nga Policia.

    Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj konfirmoi për Insajderi se tashmë është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve.

    Të njëjtat akuzohet për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

    “Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha ajo për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark