×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Në prag të zgjedhjeve nacionale në Serbi

    Insajderi
    13 December 2023 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Kushtrim Kadriu

    Ka vite që Lëvizja Qytetare Vatra dhe unë si drejtues i saj kam kërkuar me ngulm unifikimin e spektrit politik në Kosovën Lindore. Kjo gjë vetëm një here u arrit, para katër vjetëve, atëherë kur me ndihmën e dy qeverive shqiptare asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës u krijua një listë u unifikuar e partive shqiptare atje dhe si rezultat u fituan katër deputetë nga shqiptarët.

    Me ardhjen e z. Kurtit në pushtet, faktori politik në Kosovën Lindore u perqa si kurrë më parë. Ai përqau dhe distancoi lider politik dhe lider komunash. Mori anë politike duke punësuar drejtues të partive politike nga Lugina që humbën zgjedhjet atje dhe mbetën të papunë. Ndau fonde milionëshe në emër të Luginës, por që ato u tretën nëpër shoqata të drejtuara nga njerëz të afërt me politikanët pro Kurtit në Luginë.

    Është e çuditshme se si një djalë i ri që u pat bërë ministër i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj pati arritur ta unifikojë Luginën, ndërsa z. Kurti që e mbanë veten për alamet burrë nuk po mundet. Nga katër deputetë sa i pati arritur Cakaj, Kurti e ka ulur në një numrin e deputetëve, me tendencë që të bie në zero.

    Albin Kurti me veprimet e tij ka përmbushur ëndrrën e kahmotshme të regjimit serb që Kosovën Lindore ta përqajë, ta sundojë dhe në fund ta zhbëj fare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark