Në prill shfaqet premiera e ‘Fast & Furious 8’ - Insajderi
×
Kulturë

Në prill shfaqet premiera e ‘Fast & Furious 8’

Insajderi
13 December 2016 - 21:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rikthehet saga ‘Fast & Furious’, kapitulli i tetë, por i pari pa Paul Walker, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në vitin 2013.

Në vazhdën e suksesit të Fast & Furious 7 , i cili doli në kinema në vitin 2015, një nga filmat që arriti më shpejtë miliardin e parë të fitimeve në historinë e kinematografisë ndërkombëtare, vjen episodi i radhës bashkë me aktoren e re që i shtohet kastit të aktorëve, yllin e Hollivudit,  Charlize Theron.

Tashmë që Dom dhe Letty janë në muaj mjalti dhe Brian e Mia janë tërhequr – dhe pjesa tjetër e grupit kanë dalë të pafajshëm, ekipi i udhëtarëve të përjetshëm kanë nisur një jetë normale.

Por grupi i famshëm do të vihet para provës më të vështirë kur një grua misterioze (aktorja fituese e çmimit Oscar, Charlize Theron), e nxit Dom të kthehet në botën e krimit, nga e cila ai përpiqet më kot të shpëtojë, duke e bërë atë të tradhtonte gjërat më të shtrenjta. Filmi do të shfaqet në kinema 13 prill 2017,


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark