Në Prishtinë po përgatitet flamuri gjigant për evropianin e Francës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë po përgatitet flamuri gjigant për evropianin e Francës

    Insajderi
    04 June 2016 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një material prej sateni po ngjyroset i tëri me ngjyra kuq e zi, dhe pritet të shpaloset në qytetin e Marsejës, para fillimit të evropianit të Francës që fillon javën e ardhshme.

    Në Prishtinë po bëhet gati një flamur kombëtarë i përmasave gjigante.

    Ideja e Rinor Sllovas nga Dibra pritet të zë vend në ndeshjen e dytë të Kombëtares në Kampionatin Europian. Derisa përmasat e këtij flamuri nuk i përballon as tribuna e stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja, prandaj atë kanë menduar ta shpalosin diku tjetër.

    “Ne kemi vendos që ta shpalosim këtë flamur gjigant në një nga plazhet e Marsejës, pasi është aq i madh sa që nuk e zë as tribuna e stadiumit”, thotë Rinor Sllova për Klan Kosova.

    Sllova thotë se flamuri është rreth 11 metra katror i madh.

    Madje ky djalë lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.

    Ani pse u nis nga një njeri, ideja e Rinorit gjatë rrugës gjeti shumë përkrahës nga të tri shtetet ku jetojnë shqiptarët. Atij i kanë dalë në ndihmë edhe Tifozët Kuq e Zi, si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo fizike.

    Ndihmë po jepet veçanërisht nga tifozët kuqezi. Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark