×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Në pritje të iPhone-ve të rinj

    Insajderi
    01 August 2018 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dalja në treg e “iPhone” të ri është vetëm dy muaj larg, por investitorët kërkojnë më shumë sinjale për të parë se çfarë duhet të presin prej tij këtë javë.

    Analistët parashikojnë që të shiten 42 milionë “iPhone” gjatë tremujorit, nga 52.2 milionë që u shitën në tremujorin e mëparshëm, pasi konsumatorët mendohet që po përmirësojnë iPhonët ekzistues 8, 8 plus ose X, ose po presin “iPhonet” e rinj që pritet të dalin në treg në vjeshtë, shkruan ‘Scan’.

    “Apple” do të hedhë në treg tre modele të reja të “iPhone” edhe pse akoma nuk është bërë e ditur koha e saktë e secilit model, përcjell albinfo.ch.

    Analisti Daniel Ives, thotë se ngjarje kryesore e ditëve në vijim do të jetë kërkesa e konsumatorëve për gjeneratën e ardhshme të modeleve të “iPhone”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark