Në pritje të konferencës së Borrell, ai lajmërohet në Twitter: Shpresoj për qasje konstruktive të palëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Në pritje të konferencës së Borrell, ai lajmërohet në Twitter: Shpresoj për qasje konstruktive të palëve

    Insajderi
    27 February 2023 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Shpresoj për qasje konstruktive nga të dyja palët”.

    Ky ishte mesazhi i vetëm i që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili për momentin është në takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Borrell i cili ndau në llogarinë e tij në Twitter pamje nga takimi i Nivelit të Lartë, shkroi se në agjendën e sotme të takimeve ishte propozim-plani i Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Sot, siç ka thënë Miroslav Lajçajk, pritet që palët “zyrtarisht dhe publikisht” ta miratojnë propozimin e BE-së, dhe presin prodhimin “e lajmeve të mira”.

    Pas takimit trepalësh që ka nisur në ora 17:15 pritet që Josep Borrell të mbajë konferencë për media që të tregojë ecurinë e negociatave të sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark