Në qantë të librave i gjindet revole e llojit EKOL Special 99 një nxënësi nga Malisheva, policia jep detaje për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në qantë të librave i gjindet revole e llojit EKOL Special 99 një nxënësi nga Malisheva, policia jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    27 January 2022 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën në Gjimnazin ,,Hamdi Berisha” në Malishevë është kapur një nxënës me revole dhe tre fishek në qantë, shkruan Insajderi

    Rreth orës 09:00 të mëngjesit nga stafi i Gjimnazit ,,Hamdi Berisha” në Malishevë Stacioni policor – Malishevë është informuar se gjatë inspektimit të një klase në çantën e librave të të dyshuarit- të miturit (nxënës i kësaj shkolle ) është gjetur një armë zjarri e llojit EKOL Special 99 , cal.9 mm me një karikator dhe tre fishek adekuat për te njëjtën armë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Nusret Gjukaj, zyrtar për media nga Policia e Kosovës për ragonin e Gjakovës. 

    “Patrulla policore ka shoqëruar të dyshuarin në Stacionin policor në Malishevë nga i cili në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës i është marrë deklarata me shkrim. Arma e zjarrit së bashku me dëshmitë tjera është konfiskuar, është informuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka udhëzuar të iniciohet procedurë penale për armëmbajtje pa leje, si  dhe i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark