Në qytet apo periferi? Studimi që tregon pse ka shumë rëndësi që fëmija të rritet mes gjelbërimit - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Në qytet apo periferi? Studimi që tregon pse ka shumë rëndësi që fëmija të rritet mes gjelbërimit

    Insajderi
    17 August 2021 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekspozimi ndaj hapësirave të gjelbërta mund të jetë më i rëndësishëm së kurrë për fëmijët, për shkak edhe pas pasojave të mbylljes nga pandemia e Covid.

    Një stufim i ri në Londër, tregon se fëmijët që jetojnë në zonat me gjelbërim dhe pranë atyre pyjore kanë zhvillim më të mirë kognitiv dhe rrezik më të ulët ndaj problemeve emocionale të sjelljes. Në studim u përfshinë më shumë se 3000 fëmijë në zonën e Londrës.

    Sipas studiuesve, të dhënat që u mblodhën para pandemisë në fakt janë shqetësuese, pasi problemet shëndetësore psikologjike mund të jenë përkeqësuar për shkak të mos lëvizjes në natyrë gjatë muajve të Lockdown-it.

    Sipas autorëve të University College London dhe Imperial College London, studimi mund të ndikojë në vendimet e ardhshme nga qeveritë në botë për planifikimin në zonat urbane.

    Ndërtimi i shtëpive të reja në afërsi të gjelbërimit, pemëve dhe pyjeve mund të optimizojë përfitimet që lidhen me zhvillimin kognitiv dhe shëndetin mendor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark