Komisioneri i Lartë i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zejd Raad el Husejin, njoftoi se në sulmet ajrore dhe tokësore të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-ja kundër Rakas, e cila ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, që nga fillimi i muajit qershor kanë humbur jetën 173 civilë.
Në një deklaratë me shkrim, Husejin vuri në dukje se forcat e koalicionit kanë intensifikuar sulmet tokësore dhe se si rezultat rreth 100 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar.
Duke shprehur shqetësimin për gjendjen e civilëve në Raka, Husejin ftoi të gjitha palët për të mos futur në rrezik jetën e civilëve, shkruan AA.
Duke thënë se “Civilët nuk duhet të sakrifikohen për një fitore të shpejtë ushtarake” Husejin njoftoi se në sulmet ajrore dhe tokësore të koalicionit ndërkombëtar të kryesuar nga SHBA-ja kundër Rakas, e cila ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, që nga fillimi i muajit qershor kanë humbur jetën të paktën 173 civilë.
Kurse sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë më 21 qershor kishte bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe të infrastrukturës civile në operacionet e zhvilluara për shpëtimin e Rakas nga organizata terroriste DEASH.