Është arrestuar në Rusi një hulumtues sigurie i cili punonte pranë firmës së shquar të antiviruseve “Kaspersky Lab”.
Ruslan Stoyanov, anëtar i ekipit investigativ pranë Kaspersky, u arrestua gjatë dhjetor ndërsa lajmi u publikua ditëve të fundit, shkruan BBC.
Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi ndaj parave që ai merrte nga firmat e huaja. Kaspersky kujdesej për hetimin e sulmeve dhe thyerjeve të sigurisë ndaj kompanive Ruse.
Kaspersky Lab tha se arrestimi nuk kishte të bënte me funksionin tij tek “Kaspersky Lab”.
“Ruslan Stoyanov është në hetim për një periudhë kohore kur ai nuk ishte i punësuar pranë “Kaspersky Lab,” tha kompania në një qëndrim zyrtar.
Stoyanov iu bashkua Kaspersky në 2012. Përpara se të punonte tek kjo firmë ai kishte qenë pjesë e firmave të tjera të sigurisë. Që nga 2002 deri në 2006 ai kishte një rol të një rëndësie të lartë në divizionin e sigurisë kibernetike pranë Ministrisë së Brendshme Ruse.