Sipas të dhënave të fundit, në Serbi kanë vdekur edhe 23 persona si pasojë e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 6.432, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit, janë testuar 6.271 persona ndërsa janë regjistruar 1.249 raste të reja të infektimit.
Gjithsej janë hospitalizuar 4.497 persona ndërsa në respiratorë gjenden 141 pacientë.
Prej fillimit të epidemisë në Serbi janë konfirmuar 693.169 raste të infektimeve./Insajderi.org.