Sipas të dhënave të fundit, në Serbi kanë vdekur edhe 24 persona nga pasojat e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 6.456, është publikuar në faqen e Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit të gjendjes, për COVID-19 janë testuar 9.074 persona dhe janë regjistruar 1.304 raste të reja të infektimeve.
Gjithsej janë hospitalizuar 4.429 persona dhe prej tyre 138 pacientë gjenden në respiratorë.
Prej fillimit të epidemisë, në Serbi janë konfirmuar 694.473 raste të infektimit./Insajderi.org.