×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Serbi 1.810 raste të reja të infektimit dhe 16 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19

    Insajderi
    16 February 2021 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave të fundit, edhe 16 persona të tjerë vdiqën në Serbi si rezultat i koronavirusit, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 4.261, u botua në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë covid19.rs.

    Në 24 orët e fundit në Serbi janë testuar 8.491 njerëz për koronavirus, dhe 1.810 raste dolën pozitiv.

    Gjithsej 3.403 njerëz aktualisht janë duke u shëruar nëpër spitale, dhe 139 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.

    Që nga fillimi i epidemisë, 424.020 raste të infeksionit janë konfirmuar zyrtarisht në Serbi./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark