Sipas të dhënave më të reja, në Serbi në 24 orët e fundit 16 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve prej kësaj sëmundje arrin në 4.199.
Janë testuar 11.699 persona dhe prej tyre janë regjistruar 1.928 raste pozitive në 24 orët e fundit.
Aktualisht janë 129 pacientë të lidhur në respiratorë, derisa 3.832 persona janë hospitalizuar.
Prej fillimit të epidemisë në Serbi janë regjistruar 417.871 raste të infektimit me COVID-19./Insajderi.org.