Në 24 orët e fundit në Serbi nga pasojat e COVID-19 kanë vdekur 39 persona derisa në respirator aktualisht gjenden 269 pacientë. Zyrtarisht janë konfirmuar edhe 3.889 raste të reja me infektim me këtë virus, derisa numri i pacientëve që janë në shërim spitalor tani është 6.967, është kumtuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 11.442 mostra.
Prej fillimit të epidemisë, në Serbi gjithsej janë konfirmuar 585.506 raste të infektimit. Deri tani janë testuar 3.374.035 mostra.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve deri tani është 5.190./Insajderi.org.