Sipas të dhënave të fundit , në Serbi kanë vdekur edhe 35 pacientë nga pasojat e korovanvirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 5.735, u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit të gjendjes me koronavirus, janë testuar 10.898 persona dhe 2.732 prej tyre dolën pozitivë me këtë virus.
Gjithsej janë hospitalizuar 7.890 persona ndërsa në respiratorë gjenden 266 pacientë.
Prej fillimit të epidemisë në Serbi janë konfirmuar 642.208 raste të infektimit./Insajderi.org.