Sipas të dhënave të fundit në Serbi kanë vdekur edhe 28 pacientë nga pasojat e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 4.747, është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimit të fundit të gjendjes, janë testuar 15.265 persona prej të cilëve janë regjistruar 4.634 raste të reja të infektimit.
Janë hospitalizuar 4.516 pacientë, derisa në respiratorë janë 219 persona.
Në Serbi prej fillimit të epidemisë janë konfirmuar 520.911 raste të infektimit me COVID-19./Insajderi.org.