×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Serbi 5.129 të infektuar të rinj me COVID-19, dhe 47 të vdekur

    Insajderi
    18 December 2020 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Serbi deri dje janë raportuar 47 të vdekur si pasojë e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 2.529, ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

    Sipas raportimit të fundit të gjendjes në Serbi, janë testuar 17.460 persona ku prej tyre janë regjistruar 5.129 raste të infektimit.

    Në respiratorë gjenden 353 pacientë.

    Gjithsej janë hospitalizuar 9.499 persona.

    Në Serbi prej fillimit të epidemisë zyrtarisht janë konfirmuar 287.730 raste të infektimit.

    Deri dje në orën 15, në Serbi jnë testuar gjithsej 2.101.389 persona të cilët i kanë plotësuar kriteret e definimit të rastit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark