Në 24 orët e fundit në Serbi nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur edhe 8 persona, kështu numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit është rritur në 6.938, u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit për gjendjen me COVID-19, janë testuar 9.390 persona ndërsa infeksioni është konfirmuar te 198 persona.
Gjithsej janë hospitalizuar 510 pacientë derisa në respiratorë gjenden 20 prej tyre.
Prej fillimi të epidemisë në Serbi janë konfirmuar 714.252 raste pozitive të infeksionit me këtë virus./Insajderi.org.