Në 24 orët e fundit në Serbi janë shënuar 14 raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave të këtij virusi është rritur në 6.739, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Nga raportimet e fundit, janë testuar 10.062 mostra me ç ‘rast janë regjistruar 550 raste të reja të infektimit me koronavirus.
Gjithsej janë hospitalizuar 2.408 pacientë, ndërsa 70 prej tyre janë në respiratorë.
Prej fillimit të epidemisë në Serbi janë konfirmuar 708.878 raste pozitive të infektimit./Insajderi.org.