Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 31 persona si pasojë e infektimit me koronavirus, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 6.227, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit në Serbi janë testuar 9.956 persona dhe prej tyre 1.695 dolën pozitiv në koronavirus.
Gjithsej në spitale gjenden 5.601 persona dhe prej tyre 202 gjenden në respiratorë.
Prej fillimit të epidemisë në Serbi, janë konfirmuar 679.667 raste të infektimit me COVID-19./Insajderi.org.