Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur 32 persona si pasojë e COVID-19, dersa në respiratorë gjenden 209 pacientë. Zyrtarisht janë konfirmuar edhe 5.446 raste të reja të infektimit me këtë virus, derisa numri i pacientëve të cilët gjenden në shërim spitalor tani është 4.859, është kumtuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë.
Në 24 orët e fundi janë testuar 18.288 persona.
Në Serbi prej fillimit të epidemisë janë konfirmuar gjithsej 531.558 raste të infektimeve. Deri tani janë testuar 3.200.383 mostra.
Prej fillimit të epidemisë në këtë vend fqinj kanë vdekur 4.810 persona./Insajderi.org.