Në 24 orët e fundit, në Serbi si pasojë e koronavirusit kanë vdekur edhe 10 persona, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 6.854, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit janë testuar 6.679 persona, prej të cilëve 178 dolën pozitivë në COVID-19.
Gjithsej janë hospitalizuar 702 persona, ndërsa në respiratorë aktualisht gjenden 56 pacientë.
Në Serbi, prej fillimit të epidemisë janë konfirmuar 712.224 raste të infektimit me koronavirus./Insajderi.org.