×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Serbi kanë vdekur edhe 11 persona, 376 raste të reja të infektimit me COVID-19

    Insajderi
    25 May 2021 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur edhe 11 pacientë nga pasojat e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 6.788, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.

    Prej raportimeve të fundit të gjendjes me COVID-19, janë testuar 9.298 persona dhe janë regjistruar 376 raste të reja të infektimit.

    Gjithsej janë hospitalizuar 1.201 persona dhe 68 prej tyre gjenden në respiratorë.

    Prej fillimit të epidemisë, në Serbi janë konfirmuar 710.315 raste të infektimit./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark