Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur edhe 11 persona si pasojë e COVID-19, kështu numri i përgjithshëm i viktimave të kësaj sëmundjeje u rrit në 6.865, ka publikuar Ministria serbe e Shëndetësisë në faqen e saj zyrtare.
Prej raportimeve të fundit, në Serbi janë testuar 8.684 persona, prej të cilëve dolën pozitivë në koronavirus 248 persona.
Gjithsej janë hospitalizuar 661 persona.
Në Serbi prej fillimit të epidemisë zyrtarisht janë konfirmuar 712.472 raste të infektimit./Insajderi.org.