Në Serbi në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 14 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa 2.088 persona janë infektuar në këtë periudhë.
Sipas të dhënave të fundit prej 12.987 mostrave të testuar, pozitivë në koronavirus kanë rezultuar 2.088 mostra.
Numri i përgjithshëm i regjistruar i rasteve prej fillimit të pandemisë është 413.943.
Aktualisht të lidhur në respiratorë janë 134 pacientë, derisa 3.810 janë të hospitalizuar./Insajderi.org.