Sipas të dhënave të fundit, në Serbi kanë vdekur edhe 17 persona si pasojë e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 4.383, u publikua në ueb faqen e Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimit të fundit të gjenjes me koronavrius, janë testuar 15.200 persona dhe janë regjistruar 3.460 raste të reja të infektimit.
Gjithsej janë hospitalizuar 3.776 pacientë, derisa në respiratorë aktualisht gjenden 152 prej tyre. Në Serbi gjithsej janë testuar 2.888.376 mostra, dhe janë konfirmuar 446.313 raste të infektimit./Insajderi.org.