Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur edhe 22 persona si pasojë e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 6.478, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe për Shëndetësi.
Prej raportimeve të fundit të gjendjes, janë testuar 12.647 persona dhe janë regjistruar edhe 1.402 raste të infektimeve të reja.
Prej fillimit të epidemisë në Serbi janë konfirmuar 695.875 raste të infektimit me COVID-19./Insajderi.org.