Sipas të dhënave të fundit, në Serbi kanë vdekur edhe 30 pacientë si pasojë e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 4.840, u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit, janë testuar 18.017 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 5.346 raste të reja të infektimit me COVID-19.
Gjithsej janë hospitalizuar 5.099 pacientë derisa 222 prej tyre gjenden në respiratorë.
Në Serbi prej fillimit të epidemisë janë konfirmuar 535.904 raste të infektimit./Insajderi.org.