Sipas të dhënave të fundit, në Serbi janë regjistruar edhe 4.769 persona të infektuar me koronavirus. Si pasojë e infektimit 32 persona kanë vdekur.
Prej ditë së djeshme, në Serbi janë në fuqi masat e reja restriktive – mbesin të mbyllura lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare, ndërsa objektet e shitjes së ushqimit dhe institucionet kulturore mund të punojnë deri në orën 21, derisa të gjitha objektet tjera punojnë deri në orën 20 me respektimin e masave të parapara./Insajderi.org.