Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 37 persona si pasojë e koronavirusit, kështu numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 5.039, është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë serbe të Shëndetësisë.
Prej raportimeve të fundit të gjendjes në Serbi, janë testuar 17.684 persona dhe janë regjistruar edhe 5.297 raste të infektimit me COVD-19.
Në respiratorë gjenden 243 pacientë.
Gjithsej janë hospitalizuar 6.349 persona.
Në Serbi, prej fillit të epidemisë, zyrtarisht janë konfirmuar 566.669 raste të infektimit me këtë virus, dhe si pasoj e tij, gjithsej kanë vdekur 5.039 persona./Insjaderi.org.