Sot në Serbi mbërrijnë edhe 500.000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinopharm”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Siç u njoftua dje nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u siguruan gjithsej 88.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer të cilat do të mbërrinin në 15 dhe 22 shkurt, 42.000 në rastin e parë dhe 46.000 në rastin e dytë”, pretendon agjencia.
“Deri më 20 shkurt, në Serbi do të mbërrijnë edhe 125.000-150.000 vaksina AstraZenek, për të cilat është nënshkruar kontrata”, ka deklaruar Vuçiq duke përkujtuar se “një shtesë prej 50.000 dozave të para të vaksinës ruse tashmë ka mbërritur në Serbi, ndërsa doza të tjera do të mbërrijnë në 15 ditë”.
“Deri në fund të shkurtit, ne do të kemi gjithsej dy milion doza të vaksinave, të cilat do të përdoren për të vaksinuar miliona qytetarë”,ka pretenduar Vuçiq, duke shtuar se kjo flet për punën dhe përpjekjen e madhe të të gjithë atyre që morën pjesë në këtë proces”./Insajderi.org.