Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë gjetën 59 paketine marijuanë me peshë totale prej 33 kilogramë afër qytetit serb Brus dhe arrestuan D. M. (52), njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë, siç raportojnë mediat e Beogradit.
Aksioni i quajtur “Zemërimi” u krye nga inspektorët e Drejtorisë së Policisë Kriminale, dhe droga u gjet në zgavrat enkas të hapura në automjetin Passat.
Ministria e Brendshme serbe deklaron se ekziston dyshimi se D. M. kishte paketuar drogën në automjetin e tij në Kosovë.
Personi i arrestuar akuzohet për veprën penale prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.
Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe do të sillet në Prokurorinë e Lartë Publike në Kruševac, së bashku me kallëzimin penal./Insajderi.org.