Edhe seanca e së martës, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar duke qenë gjatë tërë kohës në sesion privat.
Gjatës kësaj seance, dëshmitari i 16-të, me kodin 03879, ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Selimit, konkretisht avokatit Geeoffrey Roberts.
Kurse, i njëjti dëshmitar pritet që të dëgjohet edhe në seancën e nesërmes dhe atë të së enjtes.
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mbrojtja e Selimit fillon ta marrë në pyetje dëshmitarin e 16-të.