Në shenjë proteste, turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikës së Shën Pjetrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në shenjë proteste, turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikës së Shën Pjetrit

    Insajderi
    03 June 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një turist në Vatikan u zhvesh dhe vrapoi lakuriq përgjatë altarit në bazilikën e Shën Pjetrit si akt proteste ndaj luftës në Ukrainë.

    Një foto e publikuar në internet tregon burrin i cili kishte një shkrim në shpinën e tij që bën thirrje për shpëtimin e fëmijëve ukrainas.
    Rojet ua dorëzuan personin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, policisë italiane si dhe raportohet se kishte gërvishtur veten me thonj.
    Nuk dihet nëse ai do të përballet me ligjin. Ngjarja ndodhi përpara se objekti fetar të mbyllej pasdite.
    Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë në bazilikë.

    Në vitin 2016, 44-vjeçari Luis Carlo u arrestua pasi u zhvesh lakuriq brenda shtëpisë së shenjtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark