
Kandidati për kryetar të Suharekës, Ardian Shala ka mbajtur tubim në Shirokë në shkollën “17 Shkurti”.
Ai thotë se kjo ia kujton ditën më të madhe të historisë sonë, ku prezanton edhe programin e tij qeverisës.
“Pavarësia nuk mjafton vetëm të kujtohet, ajo duhet të jetohet përmes mundësive, punës dhe dinjitetit këtu në vendin tonë. Në programin tonë qeverisës kemi paraparë mbështetje për të rinjtë dhe nismat e tyre, përmes start-upeve, subvencioneve dhe fondeve që nxisin idetë inovative e punësimin lokal. Vetëm duke krijuar mundësi për të rinjtë këtu, Pavarësia merr kuptim të plotë, kur të rinjtë e Kosovës jetojnë dhe ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre”, shkruan ai.