Në Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”, më i shpejti fiton ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Në Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”, më i shpejti fiton …

    Insajderi
    15 February 2025 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut do të organizohen gara jo të zakonshme.

    Shkupjanët kanë zgjedhur një “sport” ku shume persona mund të garojnë dhe i vetmi kusht është të mund të hash sasi të madhe të qebapëve për një kohë më të shkurtër se konkurrentët e tjerë.

    Gara është një mundësi për pjesëmarrësit që të tregojnë aftësitë e tyre dhe të konkurrojnë për çmimin kryesor, i cili është 500 euro.

    Ata organizojnë katër gara brenda një muaj dhe çdo javë zgjedhin një fitues për ngrënien më të shpejtë të qebapëve.

    Fituesit e çdo raundi kalojnë në finale dhe fituesi do të marrë një çmim prej 500 euro ndërsa gara do të mbahet në qebaptoren e njohur Teteks në Shkup.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark