Në shpëtimin e 7 turistëve morën pjesë edhe ekipi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në shpëtimin e 7 turistëve morën pjesë edhe ekipi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës

    Insajderi
    30 March 2024 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41 vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur.

    Në operacionin e kërkim shpëtimit  sipas Top Channel mori pjesë edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

    Pesë prej alpinistëve kroatë të ndihmuar nga Shërbimi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi nga ku edhe kishin hyrë në territorin shqiptar.

    Ndërsa 2 turistë të tjerë kroatë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark